FOTO / Roja u tremb nga tërmeti, bie nga pallati dhe gjen vdekjen 62 vjeçari

schedule10:00 - 29 Janar, 2020

schedule 10:00 - 29 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një burrë ka rënë nga objekti në ndërtim, duke gjetur vdekjen.

Gazetari i ABC News Leonidha Musai raporton se viktima rezulton të jetë roje i një pallati në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Currilave.

Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi , 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti.

Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.

Ndërkohë ditën e sotme, Policia e Durrësit ka vënë në pranga administratorin dhe inxhinierin e firmës ndërtuese të pallatit, ku humbi mbrëmë jetën roja 62-vjeçar.

Në pranga kanë rënë, -A. J., 47 vjeç,  banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Sipas policisë rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg./abcnews.al