VIDEO/ Termeti dy muaj pas 26 Nëntorit, sizmiologu tregon çfarë po ndodh në vend

schedule22:39 - 28 Janar, 2020

schedule 22:39 - 28 Janar, 2020

Sizmiologu Rexhep Koçi nga Instituti i Gjeoshkencave në një lidhje direkte për Abc News qetësoi opinionin publik duke thënë se kjo situatë vjen si shkak i goditjes së fuqishme të 26 nëntorit. Sipas tij termeti i mbrëmjes së sotme me magnitudë 4.9 në veri të fshatit Bubq është ngjarje post-termetore.

“Ngjarja e sotme sizmike u regjistrua në orën 21:15 me epiqendër 3 km nga fshati Bubq dhe 6 km në perendim të Fushë-Krujës. Termeti u regjistrua nga Instituti i Gjeoshkencave me magnitudë 4.9 dhe më pas edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.2 dhe 3.1 të shkallës Rihter”.

“Janë pasgoditje të termetit të 26 nëntorit, është një ngjarje e regjistruar pranë epiqendrës nuk mund të quhet termet i fortë, por i moderuar”, tha ai më tej.

“Pasgoditje të tjera do të priten edhe në ditët në vijim, janë ngjarje normale sizmike. Termetet janë të padëmshme për strukturat kur janë me magnitudë më pak se 5 të shkallës Rihter”, u shpreh sizmiologu. /abcnews.al