Frenkie De Jong nuk e bën dramë momentin e vështirë të Barcelonës. Mesfushori holandez analizon situatën e ekipit katalanas në një prononcim për RAC1, komenton mungesën e madhe të Luis Suarez dhe tregohet i sinqertë në lidhje me performancat e tij.
SITUATA – “Jemi të zhgënjyer me paraqitjet e fundit, por stërvitemi mirë dhe rezultatet do të vijnë. Tifozët nuk duhet të shqetësohen. Po studiojmë shumë video për të parë se si mund të përmirësohemi. Çdo trajner ka metodën e tij, por filozofia e Barcelonës nuk ndryshon kurrë”.
SUAREZ – “Luis është një nga më të mirët në botë dhe është normale që mungesa e tij të ndihet. Duhet të punojmë për të plotësuar punën që bënte ai. Duhet ta bëjmë të gjithë, por ai është sulmuesit më të mirë në botë, kështu që nuk është e thjeshtë”.
RENDIMENTI – “Shpresoj të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë. Tifozët presin De Jongun më të mirë. E pranoj, në ndeshjet e fundit mund të luaja shumë më mirë”. /abcnews.al