Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.
Sipas IGJEUM goditja kryesore është regjistruar në orën 21:15, me magnitudë 4.9 i shkallës rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Gjithashtu bëhet e ditur se goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojne aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qarqe të vendit, në Tiarnë, Durrës, Elbasan, Lushnje, etj.
Ky termet vjen 2 muaj pas termetit të fuqishëm të 26 Nëntorit që mori jetën e 51 njerëzve në Durrës e Thumanë.
/abcnwes.al


