Merr fund makthi për Politanon, italiani zyrtarizohet në jug të Italisë

schedule14:38 - 28 Janar, 2020

schedule 14:38 - 28 Janar, 2020

Më në fund ka marrë fund telenovela e mesfushorit të Interit, Matteo Politano. Italiani është transferuar tek Napoli dhe është pikërisht presidenti napoletan, Aurelio De Laurentiis, ai që e ka bërë zyrtare lajmin.

Italiani flitej se do të transferohej te Roma, madje ai kaloi dhe vizitat mjekësore në kryeqytet. Në fund u bllokua gjithçka. Shkak ishte se klubi zikaltër kërkoi më shumë teste mjekësore për mbrojtësin e Romës, Leandro Spinazzola, i cili ishte pjesë e marrëveshjes mes klubeve.

Deri në këto momente flitet se transferimi i tij do ti kushtojë Napolit 25 milionë €. Politano do të firmosë për 3 vite e gjysmë me Napolin, ndërsa paga e tij ende nuk dihet. Lojtari i lindur në Romë numëron 252 minuta në Seria A këtë sezon me fanellën e Interit, shumë larg nga ajo që ai kërkon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!