Sidorela Gjoni, gazetarja bukuroshe sportive, është e ftuar në Pressing, aty ku po flet për futbollin shqiptar. Fillimisht, Gjoni foli për presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj, për t’u ndaluar edhe në disa tema të tjera më pas.
KAPLLANAJ – “Unë kam rastisur shpesh në ndeshjet e Bylisit dhe Kapllanaj është gjithmonë gjakftohtë. Edhe kur pësoi gol në minutën e fundit kundër Tiranës. Kush është personi, skuadra, klubi, që e bezdis Bylisin në Europë? Sikur njëri të ketë interesa personale, nuk bëhet”.
PARTIZANI – “Nuk është dorëzuar, fjala dorëzuar është e madhe. E pranojmë pak të gjithë bashkë se nuk e prisnim që Partizani të bënte rezistencë aq shumë ndaj Kukësit duke marrë parasysh mungesat? Boldor, Broja, Telushi, e shumë të tjerë. Nuk mendoja se do të ishte aq rezistent Partizani kundër Kukësit. Këtë pyetje ia kam bërë dhe Gjicit, por më tha që rëndësi kanë pikët”.
LERDA – “Me aq informacion sa kam, nuk ka përplasje te Partizani. As krisje, as probleme me njëri-tjetrin. Po të kisha informacion që Lerda ka krijuar probleme te Partizani, do t’iu thosha. Problemi i Lerdës ishte se nuk u vu në zbatim loja e tij. Plus që dhe ai vetë nuk ishte i qartë vetë, e ndërronte shumë shpesh formacionin. Edhe situata me Malën nuk ishte pozitive”./abcnews.al