Liverpool ngeci në një barazim 2-2 mbrëmjen e djeshme kundër Shrewsbury, në sfidën e vlefshme për Fa Cup. Të besuarit e Jurgen Klopp kishin në duar një avantazh prej dy golash, por vendasit arritën ta barazonin sfidën. Kjo do të thotë se për të gjetur fituesin e këtij çifti duhet zhvillohet dhe një tjetër sfidë mes tyre.
“Është e pamundur për ne për ti përballuar të gjitha sfidat. Duhet pak më shumë respekt për lojtarët, pasi dhe ato kanë nevojë për pushim. Federata na premtoi se do të kishte pushime, por mesa duket nuk po e mbajnë fjalën. Në ndeshjen e kthimit do të jenë të rinjtë ato që do të zbresin në fushë“, deklaron tekniku gjerman pas sfidës së djeshme.
“Këta djem kanë dhe familje mos harroni. Ne garojmë në të gjitha kompeticionet dhe nuk është e drejtë të mos pushojmë fare. Zgjidhja e vetme për ndeshjen e kthimit janë djemtë tanë të rinj“, përfundon Klopp, i cili konfirmon se në stol do të jetë ndihmësi i tij Neil Critchley. /abcnews.al