Reali rimori kreun e renditjes së La Ligës mbrëmjen e djeshme pas plot 3 vitesh. Madrilenët arritën një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Real Valladolid, ku ishte Nacho ai që i dha fitoren 0-1. Një nga çelësat të ekipit të Zidane është dhe portieri, Thibaut Courtois, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Ish-portieri i Chelsea nuk e nisi aspak mirë sezonin e tij e dytë tek galaktikët. Belgu po vuante shumë në muajt e parë të sezonit dhe këtë e konfirmoi dhe trajneri i kombëtares së Belgjikës. Me kalimin e kohës Courtois rifilloi të luante si dikur dhe falë tij Reali fitoi dhe Superkupën e Spanjës.
Formën e tij të mirë e konfirmojnë dhe statistikat, të cilat flasin pro portierit të Realit. Courtois është aktivizuar në 18 ndeshje këtë sezon, ku ka pësuar 10 gola. Por, njëkohësisht ai e ka mbajtur portën e paprekur plot 10 herë. Kjo tregon se ai po rikthehet ashtu siç të gjithë e mbajnë mend në Premier League, ku ka qenë një nga portierët më të mirë. Thibaut gjithashtu fitoi dhe çmimin si portieri më i mirë në Kupën e Botës 2018. /abcnews.al
Thibaut Courtois has now kept as many clean sheets as he has conceded goals in LaLiga this season.
• 18 games
• 10 clean sheets
• 10 goals concededRediscovered his best form. #RealMadrid#Valladolidmadrid #courtois
— elDeporte (@Eldeporte_off) January 27, 2020