Kreu i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale një mesazh prekës pas aksidentit me vdekje të vëllait të tij gjatë mbrëmjes së djeshme në Pishkash të Përrenjasit.
Ardian Vreto humbi jetën pasi u përplas me një makinë tjetër, aksident nga i cili mbetën edhe tre të lënduar.
“Ardian ku po shkon vëlla. Ne jemi të tre, pse zot pse. Zoti të mori prane vetes”, shkruan vëllai i Ardian Vretos, siper fotos ku janë të tre vëllezërit, Luan Vreto, Bujar Vreto dhe Ardian
Ne nje shenim me pas ai njofton se Ardian Vreto do të përcillet për në banesën e fundit, dhe do të prehet në qytetin e Librazhdit. /abcnews.al