Ante Rebic po konfirmohet njeriu i momentit te Milani. Kroati ka zhbllokuar ndeshjen e komplikuar kundër Brescias dhe ka kaluar kuqezinjtë në avantazh. Goli i tretë brenda pak ditësh për sulmuesin kroat, i cili u fut në fushë në minutën e 58-të në vend të Leaos.
26-vjeçari zhbllokoi shifrat në minutën e 71-të pas inistimit në zonën e ekipit vendas, teksa dhe ekipi i Piolit është shumë afër sigurimit të një fitore tepër të rëndësishme. /abcnews.al

