Tirana i ka shpëtuar dënimit nga Komisioni i Disiplinës, ndërkohë që klubi u bën sërish apel tifozëve që të ketë një sjellje korrekte në stadium. Shpesh herë ka pasur gjoba për klubin bardheblu, ndërkohë që pas derbit edhe është mbyllur stadiumi.
Në kushtet që Tirana po tenton të marrë kreun e klasifikimit, mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme. “Komisioni i Disiplinës ka dhënë dje një paralajmërim për sjelljen jo korrekte të tifozëve bardheblu në ndeshjen Tirana – Bylis.
Në mënyrë të përsëritur kërkojmë nga tifozët të mos dëmtojnë skuadrën klubin dhe veten me hedhje shishesh plastike apo dhe sjellje antisportive. Te dielën të gjithë bashkë për një tjetër fitore”, shkruhet në thirrjen që klubi i Tiranës ka bërë përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al