Të rrallë janë ata që refuzojnë Real Madrid, por David Silva e ka bërë më shumë se një herë. Një ndër mesfushorët më të mirë të dekadës së fundit ka zbuluar detajin interesant në një prononcim për spanjollen AS. 34-vjeçari po luan sezonin e fundit me Manchester City, aty ku luan prej vitit 2010.
Spanjolli ishte një talent që në moshën të vogël. Silva bëri një provë të Reali dhe e kaloi me sukses, por babai i tij refuzoi me shkakun që djali i tij ishte shumë i vogël për t’u larguar nga shtëpia.
“Los Blancos” nuk hoqën dorë, por David Silva nuk ndryshoi mendje. “Real Madrid më telefononte çdo ditë, por unë i refuzoja gjithmonë. Kam luajtur me San Fernandon, ekipin e qytetit tim, deri në moshën 14-vjeçare dhe më pas kalova te Valencia“, thekson mesfushori ofensiv spanjoll. /abcnews.al