“Ujku” Raul Jimenez, bomberi i Wolverhampton që po mahnit Europën

schedule10:46 - 24 Janar, 2020

schedule 10:46 - 24 Janar, 2020

Sulmuesi i Wolverhamton Wanderers, Raul Jimenez, është një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij në Premier League. Bomberi meksikan u bë lojtari i parë pas 725 minutash që i shënon Liverpoolin, por ekipi i tij u mposht gjithsesi me rezultatin 1-2.

Në aspektin personal, Jimenez po bën një tjetër sezon të shkëlqyer, pasi rrjeta ndaj Liverpool, ishte e 20-ta në të gjitha kompeticionet. 28 vjeçari ka shënuar 11 gola në 24 takime në Premier League, si dhe 9 gola në Europa League.

Gjiganti i “Ujqërve” ishte fenomenal edhe sezonin e shkuar, të cilin e kishte debutues në Premier League. Jimenez i luajti të 38-ta takimet në Premier League edicionin e shkuar, duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar 8 herë. Statistika të frikshme këto, duke pasur parasysh edhe nivelin e Wolves.

Duke parë këto shifra, na bëjnë të mendojmë se sa i përfolur do të ishte Jimenez nëse do të luante në një skuadër më të madhe, ndoshta do të kishte fituar edhe disa trofe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!