Paul Pogba vazhdon të jetë temë e nxehtë te Manchester United. Ylli francez nuk ka luajtur thuajse fare këtë sezon dhe po bën çmos që të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Ish-mesfushori i United, Paul Scholes, është një kritik i rregullt i Paul Pogbasë dhe pas humbjes së Manchester United ndaj Burnley 0-2, tha: “Nuk mendoj se Pogba po rikuperohet nga dëmtimi.
Edhe nëse është e vërtetë kjo gjë, ai do të gjejë një arsye tjetër për të mos luajtur me Manchester United, pasi është e qartë se do të largohet. Solskjaer duhet të bëjë me lojtarët që ka në dispozicion, pasi ka pasur shumë dëmtime.
Megjithatë, çdo ekip që United hedh në fushë, duhet ta mposhtë Burnleyn, sidomos në “Old Trafford”. Çdo lojtar që vesh fanellën e Manchester United, duhet të jetë fitues, por kjo gjë ka humbur. Nuk e di kur, pse dhe si, por Solskjaer duhet me doemos të rikthehet te fitoret dhe të ruajë një vazhdimësi të kënaqshme, ose ndryshe nuk besoj se do të jetë në stol sezonin e ardhshëm”, tha Scholes./abcnews.al