Cavani, trajneri Simeone dhe Joao Felix: Presidenti i Atleticos flet hapur

schedule19:43 - 23 Janar, 2020

schedule 19:43 - 23 Janar, 2020

Atletico Madrid po insiston për shërbimet e Cavanit, sulmuesi uruguaian dëshiron të njëjtën gjë, por PSG po reziston. Kampionët e Francës duan të përfitojnë sa më shumë nga shitje e tij dhe Enrique Cerezo e ka të qartë këtë luftë nervash.

Presidenti i klubit “Colchoneros” ka folur rreth kësaj situate për AS, aty ku thekson se trajneri Simeone nuk i është ankuar për merkaton, teksa e mbyll me një koment për portugezin Joao Felix.

Nuk e di nëse Cavani do të vijë te ne. Besoj se negociatat do të vazhdojnë dhe nuk do të mësohet asgjë deri ditën e fundit. Do të më pëlqente ta shihja me fanellën e Atletico Madrid, më pëlqen të shoh lojtarë të mëdhenj në ekipin tonë dhe ai është i tillë.

Kemi në ekip sulmues të shkëlqyer dhe, mesa di unë, Simeone nuk e ka ngritur zërin për të afruar të tjerë. Kemi një skuadër të madhe, përjetuam një periudhë thatësire dhe tani do të vijë koha e shirave dhe përmbytjeve. Joao Felix? Është një lojtar i madh dhe po përshtatet. Joao është i ri dhe duhet ta presim atë“, thekson presidenti i Atletico Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!