Borussia Dortmund ka objektiva të mëdha për këtë sezon. Verdhezinjtë janë në garë për fitimin e titullit kampion, teksa do të luftojnë me PSG për një vend në çerekfinalet e Champions League.
Trajneri Favre pret një mesfushor nga merkato dhe drejtuesit e klubit e kanë piketuar në Serie A. Kicker raporton se i preferuari i klubit gjerman është Emre Can. 26-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e Juventusit dhe është me valixhe gati.
Tratativat sapo kanë nisur, por Dortmund ka një problem. Klubi ka nxjerrë në merkato Paco Alcacer. Ardhja e Erling Haaland ka mbyllur hapësirat e spanjollit, i cili pritet të nisë një tjetër aventurë. Në momentin që verdhezinjtë do t’i gjejnë një zëvendësues Alcacer, do të nisin menjëherë sulmin final për Emre Can. /abcnews.al