Një sulm me armë zjarrri ndaj një familjeje ka terrorizuar banorët e Lushnjës. Në shënjestër ka qenë gruaja dhe vajza e një personi, i cili aktualisht ndodhet në burg i dyshuar për një tentativë vrasje.
Persona të paidentifikuar sulmuan gjatë natës me armë zjarri një banesë ne qytetin e Lushnjës. Për fat nuk pati njerëz të lënduar dhe pse brenda në shtëpi ndodhej kryfamiljarja Alma Aliço bashkë me vajzën e saj. Plumbat depërtuan ne brendësi e përfunduan në mure, dyer e dritare.
Por sulmi ka prekur edhe banesën e katit të dytë ku jeton një pensioniste. E moshuara është terrorizuar.
Nga verifikimet e policisë mësohet se në drejtim të kësaj famileje është qëlluar me breshëri kallshnikovi dhe në vendin e ngjarjes u gjetën afro 50 gezhoja. Kryefamiljari i familjes Aliço, në banesën e të cilit u qëllua me kallashnikov, ndodhet në burg për tentativë vrasje në qershor të 2016-ës. Policia dyshon që sulmi mund të jetë realizuar nga kundërshtari i Aliços, një tjetër person me precedentë penalë në qytetin e Lushnjës./abcnews.al