I dërguari i Trump “vë në rresht” Prishtinën, VV thotë se me rëndësi është cilësia e marrëveshjes

schedule10:04 - 23 Janar, 2020

schedule 10:04 - 23 Janar, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur mbrëmjen e djeshme të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas arritjes së një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Në në lidhje me “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raportoi se ambasadori është shprehur se në interes të tij është dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazetarja bën me dije se Vetëvendosje ka deklaruar se është më e rëndësishme cilësia e marrëveshjes se sa afatet kohore. Ka pasur disa thumbime mes SHBA dhe Vetëvendosjes. Kujtojmë që Matthew Palmer, kishte deklaruar se investimet e huaja varen kryesisht nga marrëveshja Prishtinë Beograd, “ndërsa mbetet për tu parë se si do të reagojë sot Albin Kurti dhe ambasadori Richard Grenell”, raportoi gazetarja Blerta Dalloshi Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!