Të shumtë janë emrat që pëlqehen nga Milani, teksa objektivi i drejtuesve është gjetja e një mesfushori. Ideja e fundit e kuqezinjve është Florentino Luis, 20-vjeçari i Benficës.
Portugezi me origjinë nga Angola luan në rolin e qendërmesfushorit dhe është pjesë e Portugalisë U21. Milani e kërkon në huazim për 18 muaj. Klubi italian ka bërë propozimin e vet dhe tani pret një përgjigje nga “Shqiponjat e Lisbonës”.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe së shpejti mund të ketë një akord. Florentino Luis kaloi shkurtin e kaluar në ekipin e parë të Benficës, teksa këtë sezon ka zhvilluar 10 ndeshje me ekipin e famshëm portugez. /abcnews.al
?il #Milan vuole #Florentino in prestito per 18 mesi @cmdotcom
— Daniele Longo (@86_longo) January 22, 2020