EKSKLUZIVE: Komuniteti i futbollit lodhet, Superiorja drejt bojkotit!

schedule19:55 - 22 Janar, 2020

schedule 19:55 - 22 Janar, 2020

Disa nga presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore kanë gjetur akordin për të bojkotuar ndeshjet e radhës në kampionat. Burime pranë Abc News bëjnë të ditur se vendimi është marrë si shenjë revolte për premtimin e pa mbajtur të Qeverisë për paketën financiare sportive.

Kampionati sapo ka rinisur në një kohë që rrezikon ndjeshëm të pezullohet. Sipas burimeve afër presidentëve të futbollit, në një rakordim të plotë të Ligës, pritet që fundjava të rrezikojë të shtyhet, pasi është menduar edhe mekanizmi i bojkotit, në shenjë revolte për premtimin e pa-mbajtur të qeverisë në drejtim të paketës financiare sportive për klubet e futbollit.

Pritet që këto dy ditë të ketë një vendim final nga ana e presidentëve në lidhje me vijimësinë e kampionatit, dhe në këtë pikë, parashikohet që të centralizohet pjesa e të luajturit futboll, deri në një reflektim të palës shtet karshi kërkesës së klubeve të futbollit.

Vendimi është menduar dhe në parim, presidentët e klubeve nuk do të dalin në fushë deri në një refleksion për të ri-parë edhe një herë çështjen e Ligjit të Sponsorizimit dhe amnistinë fiskale ku klubet janë të mbërthyera prej vitesh nga organet tatimore.

Konfirmim zyrtar në lidhje me një bllokim të mundshëm të kampionatit nuk ka ende, por mes presidentëve të klubeve ka një dakordësi që këtë të javë të mos dalin në fushë në ndeshjet e radhës të javës së 19-të të Kategorisë Superiore.

Idenë e bojkotit si një formë presioni për reflektim ka hedhur edhe presidenti Duka, por këtë radhë Liga dhe vetë presidentët kërkojnë të hedhin hapin e parë, duke parë që përgjigja e shtetit nuk ka qenë në pritshmëritë e tyre dhe aspak një premtim i mbajtur../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!