Ngoo: Goli? Do e shtyja topin në rrjetë bashkë me këdo që me dilte para

schedule19:43 - 22 Janar, 2020

schedule 19:43 - 22 Janar, 2020

Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo, shënoi golin e fitores për bardheblutë kryeqytetas në sekondat e fundit të sfidës kundër Bylisit. Pas ndeshjes, gjiganti anglez foli për Supersport, aty ku u shpreh:

GOLI – “Jo, unë thjesht e pashë topin, pashë 10 futbollistë afër meje dhe mendova: Këtë top e kap unë. Për fat të mirë, ia dola të shkoj i pari tek ai top dhe vendosa ta shtyj në rrjetë së bashku me çdo futbollist që më doli para”.

PARAQITJET – “Kam shumë më tepër për të dhënë. Kam pasur një problem me tranzicionin nga Turqia në Shqipëri, orari, klima, ndryshimi i orës e disa faktorë të tjerë. Isha më i shpejtë, më i mprehtë në Turqi. Ardhja këtu kërkon pak ambientim, por sigurisht që Tirana e dominoi lojën sot dhe kështu duhet të vazhdojmë. Në aspektin personal, synoj të jem akoma dhe më lart”.

GOLAT – “Thjesht ndjej se në 30 metrat e fundit, si numër 9 me duhet të pres, të pres. Mendoj se duhet të jemi më shumë kreativë me lojtarët që kemi dhe unë të qëndroj si numër 9. Nëse do të jem aty në qendër, do të shënoj më shumë. Nuk do të më duhej të vrapoja aq shumë dhe të kthehesha aq shumë mbrapa. Kështu që mendoj se duhet të jemi më kreativë në 30 metrat e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!