Bayern Munchen duket se ka arritur ne një përfundim për të ardhmen e Philip Coutinho. Sulmuesi brazilian, sipas asaj që Bild raporton, nuk i ka bindur drejtuesit e klubit bavarez që të vendosin për të aktivizuar klauzolën që u jep mundësinë ta blejnë nga Barcelona.
Ata nuk janë të kënaqur me rritjen e lojtarit, prej të cilit presin shumë. 100 milion euro janë një sasi e madhe parash dhe Bayern Munchen nuk mendon se është lëvizja e duhur shpenzimi i tyre për transferimin përfundimtar të Coutinho.
Kështu në verë braziliani pritet të kthehet te Barcelona. Me Bayern Munchen, sulmuesi është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat dhe 12 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Futbollisti 27-vjeçar në Bundesliga ka shënuar 6 gola, kurse në Champions e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. /abcnews.al