Zyrtare: Kukësi e bind me ofertën, ylli i mesfushës firmos për 18 muaj

schedule14:47 - 21 Janar, 2020

schedule 14:47 - 21 Janar, 2020

Kukësi ka lëvizur në ditën e fundit, duke nënshkruar me mesfushorin Vesel Limaj. Lojtarit në fjalë i kishte mbaruar kontrata, por sot ai ka firmosur marrëveshjen e re dhe do të jetë pjesë e klubit verilindor deri në verën e vitit 2021.

Mesfushori Vesel Limaj ka arritur akordin me klubin tonë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit e gjysmë. Pasi u gjet gjuha e përbashkët me klubin, mesfushori rinovoi deri ne verën e vitit 2021. Klubi i uron suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze”, njofton klubi i Kukësit.

Limaj iu bashkua Kukësit në janarin e vitit 2018, por nisi të luante në sezonin pasardhës. Ai fitoi gjyqin me Bylisin dhe doli lojtar i lirë, ndërkohë që me fanellën e klubit verilindor ka luajtur në 54 ndeshje në kampionat, duke shënuar edhe katër gola. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!