Kuvendi sot ka zgjedhur dhe kreun e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin, i cili mori 98 vota pro. Pas zgjedhjees Metani ka bërë dhe betimin, dhe nga sot është kryetar i ILD.

Artur Metani ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit dhe maxhoranca aktuale në bashkëpunim me deputetët e opozitës së re i ka besuar postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Artur Metani është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Eglanina Gjermani.
Kjo e fundit para nisjes së votimit ka deklaruar se është në konflikt Interesi dhe për rrjedhojë ka kërkuar që të përjashtohet nga votimi.
Ndërkohë kandidatura tjetër e votuar më shumë për kreun e ILD ishte dhe prokurori Sokol Stojani, i cili ka marrë 16 pro, 19 kundër, 68 kundër.

/abcnews.al.


