Tre persona u plagosën brenda pak orësh në Lushnje dhe Durrës si pasojë e shpërthimeve nga bombolat e gazit në banesë dhe biznes.
Fillimisht u raportua se në Lushnjë, si pasojë e shpërthimit të një bombole në një një biznes, janë plagosur dy pronarët. Ngjarja ka ndoodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Dushk të Lushnjes. Mësohet se një nga të plagosurit është shtetasi Iljaz kurti 74 vjeç, ndërsa deri më tani nuk ka informacion në lidhje me gjendjen shëndetsore të të plagosurve.
Një tjetër bombol gazi ka shpërthyer këtë të hënë duke plagosur një tjetër e moshuar. Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.01.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al