Klopp: Nuk jam budalla, për momentin mendoj vetëm për Wolves!

schedule20:55 - 19 Janar, 2020

schedule 20:55 - 19 Janar, 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli menjëherë pas ndeshjes së fituar 2-0 kundër Manchester United. Kjo fitore e afron ekipin e tij edhe më shumë me titullin kampion, por Klopp tha se nuk po e mendon absolutisht këtë gjë, si dhe është i fokusuar vetëm te Wolves, që është sfida e radhës e të kuqve.

“Tifozët po këndonin “Do të fitojmë titullin”? Epo le ta këndojnë, nuk kam asnjë problem me këtë gjë. E kanë kënduar edhe në të kaluarën, apo jo? (qesh). Kështu do të jetë gjithmonë, tifozët le të festojnë, por jo ne.

Ne e dimë shumë mirë situatën tonë, thjesht kemi tre pikë më shumë. Megjithatë, asgjë më shumë. Do t’iu them unë se kur do të ndjejmë diçka ndryshe. Për momentin, më duket situatë e njejtë. Këtu jemi në Premier League, do të luajmë kundër Wolves, një skuadër fantastike.

Është ndeshje masive, një test masiv për ne. Unë nuk jam budalla, nuk kam hapësira boshe në trurin tim që të mendoj gjëra që nuk duhen. Për momentin, do të mendoj vetëm për Wolves dhe pastaj do të shohim”, përfundoi Klopp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!