Statistika negative e portierit të Chelsea, Kepa më i dobëti në Premier League

schedule13:28 - 19 Janar, 2020

schedule 13:28 - 19 Janar, 2020

Chelsea zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Newcastle, por pësoi një gol në sekondat e fundit dhe u largua me zero pikë nga “St James Park”. Hayden u ndihmua nga pasiguria e Kepës dhe shënoi me kokë golin e fitores.

Një humbje e hidhur për ekipin e Lampard që vijon të renditet në vend të katërt në kampionat. Ky ishte goli i 30-të që pëson Chelsea dhe një shifër e tillë është e madh duke llogaritur që janë luajtur 23 javë kampionat.

Spanjolli Kepa u ble për shumën e 80 milion eurove nga Athletic Bilbao gushtin e vitit 2018, por nuk ka arritur ta justifikojë investimin e madh deri tani. Sipas një studimi të UTD Arena, 25-vjeçari është portieri më i keq në kampionatin anglez.

Kepa ka arritur të presë vetëm 55.4% të gjuajtjeve drejt tij, teksa ka pësuar 29 gola në 22 ndeshje që është aktivizuar. Përveçse renditet i fundit në Premier, Kepa renditet keq edhe në pesë kampionatet kryesore të Europës, aty ku mban vendin e 127-të nga 132 portierë në total. /abcnews.al