Jadon Sancho mund të largohet në verë nga Borussia Dortmund, por deri atëherë fansat verdhezi do të argëtohen më të. Sulmuesi anësor është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane.
Oferta kundrejt tij janë të shumta, madje edhe nga Manceshter City që nuk i besoi dhe e la të lirë. Ky sezon ka nisur mirë për anglezin, i cili ditën e djeshme shënoi dhe asistoi në sfidën që Borussia Dortmund e fitoi me rezultatin 3-5 në transfertë kundër Ausburg.
Me golin dhe asistin, Sancho u bë i vetmi lojtar në pesë ligat kryesore (Gjermani, Spanjë, Angli, Itali, Francë) që ka një shifër dyshe golash dhe asistesh. I riu ka shënuar 10 gola deri më tani, ndërkohë që po aq herë ka shërbyer për shokët e skuadrës. /abcnews.al
? Goals
? AssistsJadon Sancho is the only player on double figures in both ✨⚽ pic.twitter.com/98fSCTIrNF
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) January 18, 2020