VIDEO/ Xhaxhai ka parë atentatin: Dëgjova breshëri, nipi po pinte kafe me Niko Çepajn

schedule19:35 - 18 Janar, 2020

schedule 19:35 - 18 Janar, 2020

Dy persona mbeten të plagosur pasditen e sotme në Vlorë dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Ata janë kunetër me njëri tjetrin, përkatësisht Nikollaq Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Dy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar një kafe sëbashku kur janë qëlluar me breshëri plumbash në lokal. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi”, pas një konflikti të çastit. Ndërsa xhaxhai i njërit prej të plagosurve, konkretisht 28 vjeçarit Rolandit Cepaj tha se ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes. Sipas tij është qëlluar në distancë nga një makinë me breshëri automatiku dhe mendon se nipi i tij është plagosur aksidentalisht.

“Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas me breshëri. Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu”, – tha xhaxhai i Rolandit.

Gazetari i Abcnews.al, Elton Nika dha se dyshohet se shënjestra e këtij atenati ka qenë Nikollaq (Niko) Çepaj, i cili 4 ditë më parë kishte dalë nga burgu. Nikollaqi, apo Niko siç e thërrisnin kishte ndryshuar mbiemrin nga Taullaraj në Çepaj (mbiemri i gruas). Roland Çepaj i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është kunati i tij.

Vlorë/Informacion paraprak i policisë

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç. 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

*Pamje nga vendi i ngjarjes dhe dëshmia e xhaxhait të Roland Çepajt