Gjykata e Penale dha sot masat e sigurisë për 30 të ndaluarit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, pasi dëgjoi dje për 7 orë në një seancë maratonë prokurorinë dhe mbrojtjen.
Gjykata vendosi për 7 prej tyre arrest me burg, mes tyre ish-kryetarët e komunave të Farkës e Kasharit Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. Ndërsa për 12 prej tyre u caktuan masat e sigurië “arrest shtëpie” dhe 11 të tjerë u lanë të lirë, me masën “detyrim paraqitje”.
30 personat u arrestuan për shkak të dëmeve të tërmtetit të 26 nëntorit. Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për 13 persona, por siç duket gjyqtarja Vjollca Spahiu vendosi që të zbusë numrin e personave që do t’i linte në burg. Keta persona u akzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.
Gjyqtarja vlerësoi se një pjesë e arrestimeve janë të paligjshme duke i lënë ata të lirë. Po ashtu gjyqtarja kërkoi më shumë prova dhe organi i akuzës të vijojë hetimet.
Sipas gjyqatares Vjollca Spahiu dëmtimet e godinave për shkak të tërmetit të rënë kanë ardhur si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar normat dhe standartet nga projektuesit, zbatuesit, mbikqyrësit.
Kujtojmë se prokuroria ka lëshuar 41 urdhër-ndalime për abuzimet e kryera me ndërtimet në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim, pasi rezultojnë se janë larguar nga vendi.
Masat sigurisë për të ndaluarit:
Arrest në burg
Gerti Çalliku
Hodo Gjoni
Artur Skela
Fejzi Dyrmishi
Besnik Fuçia
Fatbardh Plaku
Naim Shehi
Gëzim Shkalla
Arrest në shtëpi
Faik Fejza
Ndoc Pepkola
Mehmet Felahi
Agim Eski
Pëllumb Korfuzi
Qirjako Gjergo
Asqeri Xhanari
Vjollca Hoxholli
Ali Dyrmishi
Shefqet Doda
Detyrim paraqitje
Anila Harxhi
Reiz Muça
Merita Kushe
Hekri Disha
Bukurije Halili
Adhurim Qehajaj
Stela Maze
Zhaneta Tagani
Shpëtim Kërçiku
Jan Ikonomi
Ermir Çina
/abcnews.al

