Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në SHBA.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në një banesë në provincën e Grantsville, në perëndim të Salt Lake City.
Sipas mediave amerikane deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse viktimat kishin apo jo lidhje me njëri-tjetrin. Gjithashtu nuk ka snjë detaj për identitetin dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al