Sadio Mane la Southampton verën e vitit 2016 për t’u transferuar te Liverpool dhe nga ai moment është kthyer në një lojtar të mrekullueshëm. Rritja e tij nën drejtimin e Klopp është shumë e madhe dhe së fundi fitoi “Topin e Artë” të Afrikës.
Mady Toure është themeluesi i akademisë së futbollit në Senegal nga e cila doli 27-vjeçari. Ai e njeh mirë yllin e “The Reds”, për të cilin ka një këshillë. Fjalët e tij nuk do i pëlqejnë tifozëve të Liverpoolit, teksa Traore beson se Messi dhe Neymar nuk janë më të mirë se Mane.
“Sadio më ka thënë që dëshiron të bëhet një nga futbollistët më të mirë në botë. Besoj se ia ka dalë, por ka ardhur momenti që të largohet nga Liverpool. Ka ardhur momenti të hedhë një hap para, të transferohet te Barcelona ose Real Madrid. E njoh që kur ishte fëmijë. Sot diskutojmë për Messin dhe Neymar, por sinqerisht nuk e besoj se këta lojtarë janë aq të aftë sa Mane“, përfundon ish-trajneri i tij. /abcnews.al