Tragjike në Laç, digjet brenda banesës fëmija 2 vjeç

schedule16:00 - 17 Janar, 2020

schedule 16:00 - 17 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç. Një zjarr masiv ka rënë dhe nga flakët është përfshirë një banesë.

Si pasojë e flakëve dhe tymit është asfiksuar një fëmijë 2 vjeç i cili ka ndërruar jetë.

Korespodenti i ABC News ka informuar se fatkeqësisht, fëmija i familjes Çoku, ka qenë i vetëm në një dhomë të banesës, kur flakët kanë përfshirë banesën.

Mendohet se zjarri është ndihmuar edhe më tepër, nga një sasi drush që ka qenë brenda banesës.

Prindërit e 2 vjeçarit kanë konstatuar flakët, kur ishte tepër vonë për të ndërhyrë. Po ashtu edhe zjarrfikësit e kanë patur të pamundur të shpëtojnë fëmijën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.

Në vendngjarje  grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!