Artan Hoxha publikoi sot video nga largimi i atentatorëve të Guxim Gjyriçit në Tropojë duke theksuar se i frikësohet një rifillimi të vrasjeve në këtë qytet.
Hoxha tha se dyshohet se pas vrasjes fshihet një ish-pjestar i forcave speciale të Shqipërisë.
“Dyshohet se është një pjestar i forcave speciale dhe po verifikohet vendi ku ai ishte në momentin e ngjarjes.
Dyshimet janë edhe për një personazh shumë të fuqishëm i botës së krimit në zonë. Nuk është përjashtuar edhe një kombinacion i këtij grupi përsonash të jenë bërë bashke për të goditur. Kjo gjë ka ndodhur edhe kur u sulmuan Haklajt dhe aty kishte disa grupe që u bashkuan kundër tyre”, tha Hoxha.
“Shumë qytetarë të Tropojës kanë mbetur të tronditur nga efekti i kësaj ngjarje e cila ka tronditur opinionin. Policia atje ka nje prezence minimale, nuk arrinin dot të ndalonin vrasjet.
Ajo që del nga ngjarja e fundit dhe që është pjesë e hetimit është arma e përdorur.
Goditja mbas shpine që i është bërë vitkimës, fakti që në skemën e krimit ka pasur vrasës profesionistë është pamundur që të mos kenë pasur mbështetje, ka ndihmës, dhe persona që e njohin mirë qytetin. Mund të jetë më orgjinë apo të ketë banuar aty.
Kjo ngjarje do të ketë vijim do të kemi informacione të tjera që nuk u publikuan sot. Qëllimi është që të parandalohen ngjarjet e tjera. Një dekadw e gjysëm ai vend u kthye i pabanueshëm. Sot jemi 11 ditë mbas një ngjarjes e cila rrezikon të kthejë një situatë e cila nuk do ta dëshironte askush“, theksoi ndër të tjera gazetari.
Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Artan Hoxha publikon videon nga ekzekutimi i Guxim Gjyriçit
Hoxha bëri edhe një lidhje mes vrasjes së Shkëlqim Haklajt më 5 janar të vitit 1998 dhe asaj të Guxim Gjyriçit në natën e 5 janarit të vitit 2020.
“Vrasja e Shkëlqim Haklajt nuk është hetuar kurrë ishtë Presidenti Berisha shprehej se e donte të gjallë a vdekur sepse ko pengonte mitingun”, vijoi gazetari.