Serbia është duke bërë hetim të pavarur për vrasjen e Oliver Ivanoviç, por nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se Serbia nuk do të ndalet derisa të mos gjej vrasësit e vërtetë.
Ky mort ka ndarë shumë në Serbi pasi vet Ivanovic kishte paralajmëruar rrezik dhe kishte qenë kritik ndaj grupeve kriminale dhe bënte politikë të pavarur. Serbia akuzon Kosovën për ngecjen e hetimeve.
“Vrasja e Oliver Ivanovic ngelet një plage e hapur për popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe më gjërë. Një tragjedi edhe për familjen. Këtë duhet ta kenë në ndërgjegje ata, që këtë rast tentojnë ta keqpërdorin për arsye politike. E theksoj se Prishtina nuk ka kthyer përgjigje në 3 prej 4 kërkesave të organeve tona dhe atë që kanë kthyer ka qenë pas gjashtë muajsh”, tha Marko Gjuriç.
Kosova ka shpallur në kërkim personin që u shënjua si kryesori në vrasjen e Ivanovic, Millan Radojçiç, i cili pasi policia e Kosovës nuk e arrestoj dot, është parë në Serbi.
Shteti serb e kishte future ish-zëvendës kryetarin e Listës Serbe dhe biznismenin në një test poligrafi.
Vrasja e Ivanoviç ka shkaktuar akuza në mesin e serbëve pasi një pjesë dëshmuan tek organet e Kosovës për vrasjen e tij. Opozita do ta shënoj atentatin me protesta dy ditë më vonë.
Zyrtarët serb thanë se kanë indicie për autorin, por nuk është koha. /abcnews.al