Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta të mërkurën ka vizituar Kosovën, ku ka qenë pjesë në përkujtimin e Masakrës së Reçakut.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai është takuar me ish-ambasadorin i OSBE-së, William Walker, personin që denoncoi për botën atë që ndodhi në Reçak.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit bën me dije se e ka ftuar me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë.
Postimi i Metës:
I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit. Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës. E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë./abcnews.al