Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës , si autor i dyshuar vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit të koduar Lenova është bërë i mundur ndalimi i E. C., 34 vjeç si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Lenovo”.
Kapet dhe ndalohet një 34-vjeçar, si autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore, finalizuan operacionin policor të koduar “Lenovo”, në kuadër të të cilit kapën dhe ndaluan shtetasin:
– E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:
- Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;
- Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;
- Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”./abcneës.al