PSG mposhti 1-4 skuadrën e Monaco dhe protagonist në këtë përballje ishte edhe sulmuesi Kylian Mbappe, autor i dy golave. Francezi i shënoi ish-skuadrës së tij golin e parë dhe të fundit, ndërkohë që respekti i la vendin festës në minutat shtesë.
Mbappe ka treguar për “Canal +” se pse festoi te goli i dytë: “Nuk festova te goli i parë, më duhet t’i respektoj tifozët e Monaco. Jam zbuluar në atë klub dhe kam pasur momente të shkëlqyeshme, ndaj duhet t’i respektoj.
Festimi te goli i dytë? Disa më ofenduan dhe duhet t”u përgjigjesha”. Mbappe u transferua në verën e vitit 2017 te PSG, që pagoi te Monaco shumën e 180 milionë eurove. Sulmuesi është një nga lojtarët më të mirë, i cili në të ardhmen mund të fitojë edhe “Topin e Artë”. /abcnews.al