Kërçiku shqetëson “demat”, Sormanit i vjen një nigerian. Ja sa i kushton Halilit titulli

schedule08:19 - 16 Janar, 2020

schedule 08:19 - 16 Janar, 2020

Dorian Kërçiku shqetëson Partizanin. Para ndeshjes miqësore me Honved Budapest ai ka pësuar një dëmtim dhe mjekët kanë vendosur të mos e rrezikojnë. Kështu stafi teknik është tërhequr nga aktivizimi i tij dhe shpresohet që lojtari i linjës së djathtë të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat me Skënderbeun.

Në kampin e kuq ndërkohë ka zhvillime të tjera. Një nigerian 19-vjeçar i është bashkuar të kuqve në provë dhe sipas “Panorama Sport”, bëhet fjalë për Adeyo Moses Emanuel. Ashtu sikurse edhe për afrikanin e parë që u provua të “demat”, edhe për këtë është e vështirë të gjesh të dhëna online.

TIRANA – Titulli kampion do t’i kushtojë presidentit Refik Halili. Lojtarët do të përfitojnë premio, që varion nga 15 për qind në 30 për qind të kontratave. Në vija të trasha, nëse Tirana në fund del kampione, atëherë të paktën 200 mijë euro do t’u shpërndahen futbollistëve.

Sigurisht klubi do të përfitonte më shumë, për shkak të titullit dhe pjesëmarrjes në kualifikueset e Champions League. Titulli do të kishte vlera të mëdha, edhe për faktin që do të arrihej në 100 vjetorin e klubit dhe pas një kohe të gjatë pa dalë kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!