Sfida mes Monacos dhe PSG-së, është zhbllokuar pas 24 minutash lojë. Ishte Kylian Mbappe ai që shënoi për PSG-në kundër ish-ekipit të tij.
Angel Di Maria dha një pasim të shkëlqyer me të jashtmen nga krahu i djathtë, duke nxjerrë totalisht të lirë Mbappen përballë portierit.
Sulmuesi francez është shumë i shpejtë për mbrojtjen e Monacos dhe i vetëm përballë portierit vendas, nuk e ka të vështirë të shënojë. Në shenjë respekti, Mbappe vendos të mos festojë. Kampionët në avantazh…
Ligue 1, java 15 (e prapambetur)
Monaco – PSG 0-1
Mbappe 24′

