Erzeni ka bërë një tjetër lëvizje dhe sërish është afruar një mesfushorit. Më parë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Stavri Nica janë bërë Xhonatan Lajthia dhe Orion Xhemalaj, dy lojtarë që kanë qenë edhe më parë pjesë e skuadrës nga Shijaku.
Së fundmi është afruar edhe Klejdi Jazaj, i cili në pjesën e parë të këtij kampionati ishte pjesë e skuadrës së Ilirisë së Fushë-Krujë. Aty ai luajtur 10 takime (7 titullar) dhe shënoi edhe një gol. Në të shkuarën Jazaj është aktivizuar edhe me Shënkollin e Burrelin.
“Klejdi Jazaj është përforcimi i radhës për Erzenin. Mesfushori 23-vjecar ka firmosur deri në fund të sezonit. Një përforcim me vlera për repartin e mesfushës”, njofton klubi i Erzenit. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B7WMFE6AZTI/?igshid=1vqwfndm186wi