Besa është përforcuar në mbrojtje. Verdhezinjtë e drejtuar nga trajneri Gugash Magani do të kenë në përbërje të skuadrës edhe Ermal Vathin në vazhdim. Futbollisti i linjës së majtë ka lënë Turbinën dhe i është bashkuar kavajasve.
Vathi në të shkuarën ka qenë pjesë e Ilirisë së Fushë-Krujës, për të kaluar më pas te Korabi dhe Erzeni. Me shijakasit është paraqitur mirë dhe në verë Turbina i bëri një ofertë dge mbrojtësi e pranoi.
Gjashtë muaj me cërrikasit dhe tashmë te Besa, gjë e që e ka konfirmuar vetë përmes një postimi në rrjetet sociale. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B7WMsT3gz2p/?igshid=1addlo7hu0qzj