Gjatë një takimi në Durrës Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shpjegoi ligjin e ri për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.
Vlerësimi, ruajtja, administrimi dhe mbrojtja e trashëgimisë, janë këto katër shtyllat në të cilën mbështetet ligji i ri për trashëgimine kulturore dhe muzetë.
Për nisjen e turit shpjegues për ligjin e ri, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro zgjodhi universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.
Kumbaro tha se ligji ekzistues është miratuar që në vitin 2003 dhe nuk i përshtatet kohës, ndaj harrimi i një ligji të ri mbetet i domosdoshëm.
Kumbaro shpjegoi se ministria e kultures do të jetë aktori kryesor në zbatimin e projektligjit te ri së bashku me qeverisjen vendore dhe institucione të tjera.
Ligji i ri përbëhet nga 280 nene dhe në një fare mënyre mund të cilësohet si një kod për shkak të shtrirjes dhe përfshirjës me detaje të gjithckaje që ka të bëjë me administrimin dhe ruajtjen e trashegimise kulturore.
Kumbaro ka shtuar se për 25 vite me radhë nuk ka pasur një inventar të monumënteve të kulturës ndërsa duke iu refëruar godinës aë kampusit të universitetit në Spitallë shtoi se askush nuk e di nëse këtu janë bërë kontrollet teknike të nëntokës.
Në hartimin e ligjit te ri ka punuar keshilli kombetar i arkelogjisë dhe ai i restaurimeve./abcnews.al