Nesër dita vendimtare, një emër surprizë drejt pankinës së Barcelonës

schedule20:40 - 13 Janar, 2020

schedule 20:40 - 13 Janar, 2020

Barcelona ka vendosur të shkarkojë Ernesto Valverden dhe ia ka komunikuar diçka të tillë trajnerit. Radio Catalunya raportoi se agjentët e 55-vjeçarit janë thirrur në zyrat e klubit për të gjetur një akord në lidhje me largimin.

Xavi mbetet dëshira e madhe kandidati kryesor për pankinën katalanase, por ish-kapiteni do të mbyllë aventurën me Al Sadd për t’u rikthyer në fund të sezonit në shtëpi. Në kushte të tilla po punohet për të gjetur një trajner të përkohshëm.

L’Equipe raporton se Barcelona ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është Quique Setien. Gazetari i francezes së njohur, Florent Torchut tregon se nesër do të mbahet një konferencë për shtyp e presidentit Bartomeu dhe Eric Abidal, drejtori sportiv të klubit, aty ku do të flitet mbi ndryshimet në stol.

Emri i Setien qarkulloi edhe janarin e kaluar për pankinën e Barcelonës, teksa së fundmi ka drejtuar Betis. Përveç ekipit andaluzian, 61-vjeçari spanjoll ka qenë trajner i klubeve të vogla si Las Palmas dhe Lugo. /abcnews.al

 

Quique Setien

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!