Janë mbyllur dy sfidat e Premier League të planifikuara për ditën e sotme, ku janë shënuar plot 10 gola. Fillimisht, Watford fitoi me rezultatin 0-3 përballë Bournemouth. “Grerëzat” e drejtuar nga Pearson më në fund dalin nga zona e ftohtë e renditjes, aty ku ndodheshin që në javën e parë të kampionatit.
Në takimin tjetër, Manchester City ka shkatërruar me rezultatin 1-6 ekipin e Aston Villës. Aguero ishte fenomal, duke shënuar tri gola. Sulmuesi argjentinas u bë lojtari më me shumë tripleta në historinë e Premier League, plot 12, duke lënë pas legjendarin Alan Shearer.
Riyad Mahrez po kalon një moment të shkëlqyer dhe pas golit në Carabao Cup përballë Manchester United, shënoi dhe dy gola të tjerë sot. Në listën e golashënuesve u fut edhe sulmuesi tjetër i Cityt, Gabriel Jesus, ndërsa golin e nderit për Villan e shënoi El Ghazi në sekondat e fundit./abcnews.al
Breaks Thierry Henry’s Premier League goal record.
Breaks Alan Shearer’s Premier League hat-trick record.
⚽️28′
⚽️57′
⚽️81′What a day for Sergio Aguero ?#AVLMCI pic.twitter.com/lsWhVGFqN8
— Goal (@goal) January 12, 2020