Ka zgjatur vetëm dy raunde ëndrra e Nelson Hysës për të fituar titullin kampion bote të peshave të rënda bë versionin WBC.
Boksieri shqiptar u dorëzua në ringun e Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf përballë gjermanit Agit Kabayel, pas një dëmtimi në bërryl, që nuk i lejoi të vijonte duelin.
Sfida nisi e luftuar, me dy boksierët që shkëmbyen shumë goditje në raundin e parë.
Edhe I dyti vijoi I njëjtë, por një lëndimi në krah detyroi Hysën të tërhiqej, ndërsa stafi i tij hodhi peshqirin në ring në shenjë dorëzimi.
Me shqiptarin pasiv, boksieri vendas vijoi me gurshtimin, deri në ndërhyrjen e arbitrit.
Ky moment tensioni zgjati pak, me të dy boksierët që më pas bënë paqe, ndërsa Kabayev mbrojti gjerdanin e kampionit të peshave të rënda në federatën WBC.
Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e parë për Nelson Hysën, që prishi edhe rekordin e tij mbreslënës me 25 fitore, nga të cilat 23 me KO.


