Janë kaq shumë, saqë gjithmonë disa prej tyre ia dalin me sukses.
Futbollistët shqiptarë, në kombëtare apo jo, vazhdojnë të shënojnë në ligat ku luajnë, në Europë apo jashtë saj.
Në një kampionat europian, pikërisht në Superligën e Polonisë, golin e gjeti mesfushori kuqezi, Juljan Shehu.
Ai ishte sërish titullar dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën 35-të për rezultatin 2-0 që ishte edhe përfundimtar, në duelin mes ekipit të tij, Vidzev të Lodzit, dhe Zaglebies së Lublinit.
Ishte goli I dytë radhazi për Shehun në elitën e futbollit polak, ndërsa Vidzev la pas humbjen për të marrë një fitore të rëndësishme, sepse rrezikon edhe rënien nga kategoria.
Për Shehun janë dy gola këtë sezon në kampionat.
Një tjetër shqiptar që gjeti rrugën e rrjetës ishte Nedim Bajrami.
Mesfushori I talentuar, që këto kohë është lënë jashtë kombëtares nga trajneri Rolando Maran, shënoi në Ligën Profesioniste Saudite, edhe pse në një ndeshje të pamundur.
Ekipi I tij, Al Tauon, u mund në fushën e një superfuqie të Arabisë Saudite, siç është Al Ahli.
Vendasit fituan 3-1, ndonëse Bajrami I kaloi të vetët papritur në epërsi në 39’.
Shqiptari I Maqedonisë ka dy gola këtë sezon në ligë, ku nuk ka qenë shpesh titullar, ndërsa ekipi I tij është në vendet e fundit.


