Dardha është zbardhur nga dëbora, duke krijuar një pamje tipike dimërore në këtë fshat turistik të Korçës.
Pavarësisht reshjeve dhe temperaturave të ulëta, situata në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë paraqitet e qetë dhe qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.
Dy mjete borëpastruese janë në gatishmëri, ndërsa rruga është kriposur që në orët e para të mëngjesit për të shmangur krijimin e ngricave.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit, të përdorin goma dimërore dhe të mbajnë me vete zinxhirë, pasi temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës vijojnë./abcnews.al


