Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit. Paraditen e kësaj të diele u mbajt ceremonia përkujtimore te Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
Krerët e shtetit vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”, në nderim të të rënëve të Luftës Nacionalçlirimtare.
Të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.
Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 82 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.


