Banorët e disa fshatrave të Postribës kanë protestuar kundër punimeve që po kryhen prej 5 muajsh nga një gurore në zonë.
Edhe pse protestat e banorëve kanë qenë të vazhdueshme, firma ka vijuar punimet. Përfaqësuesi i banorëve, Bashkim Uruçi thotë se është kërkuar ndihmë nga të gjitha institucionet, por nuk është marrë asnjë masë.
Banorët thonë se nga punimet është dëmtuar lumi i Rosekut, kanalet vaditëse si dhe është bllokuar rruga për kalim.
Gjithashtu ata thonë se nga punimet po dëmtohet edhe bimësia në zonë, kryesisht ajo medicinale./abcnews.al

